Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Argjend Rraci para disa ditësh vendosi të largohet nga ky emision, për të cilin foli sot ekskluzivisht në emisionin e mëngjesit, “#Gjesi” në T7.
E që pas tij, tani edhe një tjetër konkurrente është deklaruar se ka lënë emisionin.
Antonia Gjoka përmes një njoftimi në rrjetin social “Instagram” ka treguar se po largohet nga emisioni për shkaqe shëndetësore, derisa në anën tjetër ka treguar se produksioni po e sheh konkurrenten si të dyshimtë për largimin e saj.