Pas armëpushimit në Siri dëgjohen krisma të armëve në qytetin Ras al Ain

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Krisma të armëve u dëgjuan në qytetin Ras al Ain, në veri-lindje të Sirisë, një ditë pasi Turqia dhe SHBA-të ranë dakord që të ketë armëpushim brenda 120 orëve në këtë pjesë të këtij shteti.

Nga qyteti turk Ceylanpinar deri përtej kufirit Ras al Ain, raportojnë nga Reuters se janë dëgjuar tingujt e mitralozit dhe granatimet, po ashtu është ngritur tym në këtë pjesë të qytetit.

Nënkryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kanë arritur këtë marrëveshje.

Marrëveshja është arritur për t’i lejuar forcat kurde të tërhiqen nga një zonë e caktuar në kufirin verior, shkruan Global News.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme