Pas Arsenalit, edhe një klub i madh anglez vihet pas Mustafit

Prishtinë | 06 Gus 2016 | 10:55 | Nga

Pas Arsenalit, është Chelsea klubi i dytë i Premier Leagues që e kërkon mbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafin.

Reprezentuesi i Gjermanisë gjatë kësaj verë është cak i Arsenalit, por sipas mediave britanike, tani në garë për mbrojtësin shqiptar është futur edhe Chelsea e Antonio Contes.

Trajneri i londinezëve, dëshiron që akoma më shumë ta forcojë repartin e mbrojtjes, dhe Mustafi është lojtari që preferohet nga tekniku portugez.

Javën që vjen është paralajmëruar një takim mes Arsenalit dhe Valencias për Mustafin, por raportohet se Chelsea ka hyrë seriozisht në garë për ish-futbollistin e Sampdorias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme