Pas Athinës, Edi Rama takohet me shqiptarët në Milano të Italisë

Prishtinë | 26 Maj 2024 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Itali, ku në Milano do të takohet me shqiptarët e Italisë.

Ky është takimi i dytë i Ramës me diasporën shqiptare, pas atij në Athinë të Greqisë javë më parë.

Në një postim në Facebook, Rama tha se salla ku po mbahet takimi në Milano, është më e madhe se ajo në Athinë, me shpresën se askush nuk mbetet pa hyrë brenda.

“..po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë” – ka shkruar Rama.

Të ngjashme