Pas bllokimit në platformat online, kërkohet që Trumpi të hiqet edhe nga “Home Alone 2”

Prishtinë | 10 Jan 2021 | 13:36 | Nga Ekonomia Online

Adhuruesit e “Home Alone” kanë bërë thirrje që Donal Trump të hiqet nga filmi “Home Alone 2: Lost in New York”.

Llogaria e presidentit në largim është suspenduar përkohësisht nga Twitteri, pasi ka shpërndarë mesazhe në platformë që kishin tendencë të inspirojë të tjerët për veprime të dhunës të cilat ishin bërë në Capitol javën e kaluar.

Tani, adhuruesit e filmit po sugjerojnë që pjesa kur Trumpi shfaqet në film të fshihet. Trumpi ishte paraqitur në një pjesë disa sekondëshe në filmin e vitit 1992, duke i thënë Kevinit (McCauley Culkin) se ku ishte holli i hotelit, shkruan NME.

“Nuk do të pushoj derisa ai të hiqet nga skena në Home Alone 2”, ka shkruar një person në Twitter.

Një tjetër përdorues, po ashtu ka kërkuar të njëjtën gjë.

Disa të tjerë kanë shkruar se Christopher Plummer duhet të zëvendësoj Trumpin në atë pjesë.

Pjesë ku shfaqet Trumpi në film, ishte fshirë më herët. Transmetuesi kanadez CBC kishte ndarë tetë minuta, përfshirë atë skenë në vitin 2019 për t’i bërë vend më shumë reklamave.

Të ngjashme