Pas disa vitesh Kosova mund të ballafaqohet me mungesë mjekësh

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 10:18 | Nga

ryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Besa Baftiu, ka thënë se anëtarët e këtij Komisioni kanë diskutuar me ministrin e Shëndetësisë Uran Ismailin në lidhje me largimin e personelit shëndetësor nga Kosova.

Në një prononcim për Zëri ajo ka thënë se me ministrin Ismaili kanë diskutuar edhe rreth kërkesave për infermierë shtesë nëpër spitale, transmeton Klan Kosova.

”Në mandatin e kaluar kemi pasur kërkesa prej QKUK-së për infermierë shtesë”.

”Në këtë vit është ndarë një shumë e mjeteve pikërisht për infermierë dhe për mjekë specialistë”.

”’Nuk e di se sa janë punësuar, nuk e kemi diskutuar në takimin e fundit me ministrin. E kemi diskutuar në përgjithësi ikjen e personelit shëndetësor, qoftë të infermierëve, të mjekëve dhe të gjithëve”, ka thënë ajo.

Sipas Baftiut pas disa viteve Kosova do të ballafaqohet me mungesë të mjekëve, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme