Nuk kanë kaluar shumë ditë që kur këngëtarja Jonida Maliqi u bë shënjestra e të gjitha lajmeve rozë që komentuan divorcin e saj nga bashkëshorti, Gent Prizreni.
Pas lajmit, Jonida vetë reagoi në Instagram. Në fakt, fjalët e saj as e pohonin e as e mohonin lajmin. Sot në mëngjes, Maliqi ka postuar një fotografi me të birin, Dan.
“Lumturia ime” shkruan këngëtarja si për të na thënë se pavarësisht të gjithave, gëzimi i saj do të jetë gjithmonë aty!