Pas zyrtarizimit të sulmuesit Isa Eminhazirit, KEK-u sezonin pranveror do ta nis edhe me dy përforcime tjera, që pritet të bëhen zyrtare brenda një periudhe të shkurtër.
Bëhet fjalë për top-sulmuesin Enis Zabërxha dhe ish-kapitenin e “Elektricistëve”, Besart Dushin.
Zabërxha momentalisht është pjesë e Trepçës në ligën e parë, ndërsa Dushi, nga Arbëria.
Sezonin vjeshtor, KEK-u e mbylli në vendin e fundit me vetëm një pikë.