Conor McGregor është rikthyer në majat e UFC-s, pas fitores ndaj Donald Cerrones në fundjavën e kaluar.
Irlandezi nuk kishte zhvilluar asnjë përballje që nga humbja ndaj Khabib Nurmagomedovit në tetor të vitit 2018, por që u rikthyer fuqishëm në këtë fillim vit.
Sipas gazetarit Aaron Bronsteter, McGregor është rritur në ranglistën e UFC-s, pas fitores në javën e kaluar.
Irlandezi aktualisht është në vendin e tretë, duke e zbritur në pozitën e katërt Justin Gaethje e në të pestin Cerronen.
Por, para tij janë Dustin Poirier, Tony Ferguson e Khabib Nurmagomedov, që aktualisht është kampion në fuqi.
Kujtojmë se McGregor e dëshiron ripërballjen me dagestanezin, në mënyrë që të rikthehet në pozitën e parë.