Pas fitores ndaj Gjilanit, Ramadani paralajmëron Ballkanin

Prishtinë | 09 Dhj 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Prishtina ka fituar në udhëtim te Gjilani me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës.

Bardhekaltrit triumfuan ndaj gjilanasve, duke vazhduar qëndrimin në vendin e tretë në renditjen tabelore.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani është shprehur i lumtur me këtë triumf, duke thënë se kishin motiv për të marrë tri pikët.

“Ishte ndeshje e vështirë duke parë që Gjilani ka futbollistë cilësor, e dinim se do ishte e vështirë, por kur e pamë fushën çdo gjë ra në plan të dytë pos fitores dhe dëshirës për të marrë pikët”, ka thënë strategu i skuadrës nga kryeqyteti pas ndeshje për “Art Sport”.

“Skuadrat më të mira deri më tash kemi qenë Ballkani, Drita, Feronikeli dhe ne”.

“Kërkojmë tre pikë ndaj një rivali direkt si Ballkani edhe pse ata kanë skuadër të mirë dhe individ të rrezikshëm si Daku, por ne jemi Prishtina dhe luajmë vetëm për fitore”, përfundoi Ramadani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme