Hiqet barrikada e parë, pas 20 ditësh rifillon qarkullimi i automjeteve në Rudar

Zveçan | 29 Dhj 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga barrikada e vendosur në Rudar të Zveçanit, në orët e para të mbrëmjes është larguar dhe kamioni i fundit.

Tashmë një korsi e rrugës është liruar dhe qarkullimi i veturave po bëhet normalisht, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online që sjellin nga vendi i ngjarjes gazetari Hasan Hoti dhe kameramani Florian Syla.

Kamionët që ishin vendosur aty që nga 10 dhjetori janë ndezur dhe larguar nga persona të maskuar. Disa nga ta kanë provokuar gazetarët duke ua drejtuar gishtin e mesëm.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut, pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, ishin të bllokuara qe gati tri javë.

Ato ishin vendosur nga grupet kriminale serbe, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj zyrave të KQZ-së në veri të vendit.

Pas lirimit në arrest shtëpiak të Pantiqit, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dje nga Rashka njoftoi se heqja e barrikadave do të niste sot.

Të ngjashme