Ekonomia Online
FUNDIT

Pas gjashtë vitesh, Rita Ora vjen me album të ri

Pas gjashtë vitesh, Rita Ora vjen me album të ri

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se më në fund albumi i saj i dytë ka një datë publikimi. “Unë kurrë nuk do t’ju lija” – iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë. Ky album do të publikohet më 23 […]

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka konfirmuar se më në fund albumi i saj i dytë ka një datë publikimi.

“Unë kurrë nuk do t’ju lija” – iu është drejtuar Rita fansave të saj në konferencë, ku ka shtjelluar detajet e albumit të saj të dytë.

Ky album do të publikohet më 23 nëntor dhe përfundon një pritje gjashtëvjeçare që pas lansimit të albumit të saj të parë.

Arsyeja e këtij stagnimi me vite të tëra ishte prishja e kontratës me shtëpinë diskografike të këngëtarit Jay-Z, e cila është përcjellur nga një mori pengesash, duke përfshirë një grindje ligjore me vetë ish-shefin e saj, Jay-Z.

Duke folur për vonesën, Rita Ora u tha fansave të saj: “Faleminderit për durimin tuaj dhe pritjen e gjatë”.

Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se albumi i saj i dytë do të titullohet “Phoneix”.

“Unë jam kaq e lumtur për realizimin e “Phoenix”. Jam me të vërtetë krenare për këtë album dhe jam e ngazëllyer që të gjithë të dëgjojnë atë për të cilën jam duke punuar. Një falënderim i madh për të gjithë ata që ishin pjesë e udhëtimit tim muzikor”, është shprehur ajo.

Të ngjashme