Pas Gjermanisë, edhe ky shtet po kërkon punëtorë

Prishtinë | 30 Dhj 2018 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Pas Gjermanisë edhe Japonia është duke kërkuar punëtor. Ky vend është duke vuajtur mungesën e theksuar të punëtorëve, çka ka bërë që qeveria të hapë dyert për 340 mijë emigrantë.
Japonia është një ndër vendet me ekonomi të fortë, por popullisia e saj po plaket me ritme të shpejta, pasi numri i lindjeve është ulur ndjeshëm.

Mësohet se qeveria e drejtuar nga Shinzo Abe ka përgatitur para disa ditësh një paketë masash që favorizojnë hyrjen dhe punësimin në Japoni nga vendet e Azisë Juglindore.

Sektorët, ku ka nevojë më shumë për punëtorë janë ndërtimi, shëndetësia dhe teknologjia.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme