Ekonomia Online
FUNDIT

Pas Gjermanisë, presidentja Osmani udhëton për në ShBA

Pas Gjermanisë, presidentja Osmani udhëton për në ShBA

Presidentja Vjosa Osmani pas Gjermanisë do të udhëtojë për në ShBA ku do të marr pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një shkrimi në Twitter. “Java e presidentes Vjosa Osmani nisi me pritjen e një […]

Presidentja Vjosa Osmani pas Gjermanisë do të udhëtojë për në ShBA ku do të marr pjesë në mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kështu ka bërë të ditur Shefi i Stafit të presidentes, Blerim Vela përmes një shkrimi në Twitter.

“Java e presidentes Vjosa Osmani nisi me pritjen e një delegacioni të Emirateve të Bashkuara Arabe, është duke vazhduar me një vizitë zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë do të udhëtojë për në Nju Jork për mbledhjen e 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kosova është duke i rivitalizon marrëdhëniet e saj me aleatët”, ka shkruar Vela.

Kujtojmë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  do të ketë një vizitë dy ditore në Gjermani.

Gjatë vizitës në Gjermani, Osmani përveç takimit me homologun Steinmeier, do të takohet edhe me ministrin e jashtëm Heiko Maas.

Të ngjashme