Pak pasi u mësua se Eden Hazard do të mungojë në El Clasico për shkak të një lëndimi, mediat spanjolle raportojnë se edhe mbrojtësi anësor Marcelo është në dyshim serioz për ndeshjen e 18 dhjetorit në Camp Nou.
Mbrojtësi brazilian pësoi dëmtim muskulor në pulpë dhe tani është në garë me kohën për t’u riaftësuar, në mënyrë që t’ia dalë për t’u paraqitur kundër Barcelonës.
Marcelo nuk ka pasur fat me lëndime këtë sezon, pasi i ka pësuar katër sosh deri tani këtë sezon.
I pari ishte dëmtimi në qafë, si pasojë e të cilit mungoi në katër ndeshje, kundër PSG-së, Osasunas, Sevillës dhe Atletico Madridit.
Mandej pasoi një lëndim muskulor në tetor që ia pamundësoi të luajë kundër Granadas dhe më 7 nëntor, mori një goditje që ia humbi takimin me Eibarin./GE