Tottenham Hotspuri përveç mungesës së sulmuesit Harry Kane, pritet të zhvillojë ndeshjen pa yllin tjetër Dele Alli që ka pësuar lëndim të muskujve.
Klubi londinez ka konfirmuar se 22-vjeçari do të mungojë deri në fillim të muajit mars si pasojë e lëndimit që pësoi në fitoren 2 me 1 ndaj Fulhamit në Premier Ligë.
Së bashku me Harry Kane, mesfushori do të mungojë në gjysmëfinalen e dytë të kupës ndaj Chelseat dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.