Vendimi i Kurtit për Manastirin, kryetari i historianëve në Deçan sot del para mediave

Prishtinë | 13 Mar 2024 | 13:06 | Nga Ekonomia Online


Kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Dr.Shkodran Imeraj, do të flas sot para mediave.

Sipas njoftimit zyrtar, thuhet se Imeraj do flas në ora 15:00, para zyrave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë (ndërtesa e Arkivit të Kosovës) në lagjen e Spitalit.

Detaje tjera nuk janë bërë publike, ndërkohë që para pak çastesh, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Të ngjashme