Pas komunizmit, nuk ka pasur Qeveri që i ka urryer më shumë bizneset sesa kjo e Kurtit

Prishtinë | 16 Mar 2024 | 22:34 | Nga Avni Arifi

Që nga rënia e komunizmit asnjë shtet në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka pasur asnjë Qeveri që i ka urryer më shumë njerëzit e biznesit më shumë sesa Qeveria ekzistuese e Kosovës.

Në retorikë, në veprime dhe në çdo gjykim pushtetarët ekzistues e posaçërisht kryeministri Kurti is sheh bizneset si kriminelë potencialë, njerëz të alleshverisheve e bile nga ta dëgjon edhe ide dhe qëndrime për bizneset dhe fitimet e tyre si me qenë ato subjekt i nacionalizimit.

Nuk është çudi pra që falimentojnë bizneset e gastronomisë në Prishtinë bile edhe ato që kanë mbijetuar në kohën e Millosheviçit! Nuk është as çudi që këtë vit kreditë familjare janë rritë për 17% sepse me të hyrat ekzistuese që janë pothuajse të njëjta që nga viti 2016, familjet kosovare nuk po munden me përmbyllë muajin me trendet ekzistuese të inflacionit

Nuk është as çudi që çdo ditë Ambasada Gjermane jep disa dhjetëra viza pune në ditë për njerëzit tonë që nuk besojnë më në të ardhmen më të mirë në këtë vend.

Nuk është çudi por është shumë e dhimbshme kur dëgjon për investimet e huaja multimilionëshe në vendet e rajonit që rrethohen me Kosovën, por Kosova si me qenë shkretëtirë pa zot.

Nuk është e çuditshme as shpërfillja e tallja e deputetëve të VV-së ndaj trendeve negative ekonomike as arroganca e tyre ndaj kujtdo që ankohet për zvogëlimin e ekonomisë.

Askush kurrë nuk mund ta kontestoj se:
Sa më gjatë që të zgjasë kjo Qeveri apo sa më gjatë që të ekzistojë ky mentalitet qeverisës, aq më e zymtë do të jetë mirëqenia dhe e ardhmja ekonomike e këtij vendi.

Të ngjashme