Në komunën e Deçanit sot kanë shtrirë dorën e pajtimit dy familje të cilat kishin qenë në konflikt mes vete.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj pasi familja Dautaj dhe Tahiraj nga fshati Carrabregu i Epërm kishin bërë pajtimin në komunën e Deçanit.
“Sot na nderoj familja Dautaj duke bërë pajtimin me familjen Tahiraj, të dyja këto familje nga Carrabregu i Epërm. Nga ana jonë, ju shprehim mirënjohje duke u uruar që edhe familjet tjera që kanë konflikte ta ndjekin shembullin e tyre. Lutemi që në ardhmen të mos ketë konflikte në asnjë familje shqiptare.BR”, ka thënë Ramosaj.