Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me fillim nga ora 10:15 në Presidencë do të pres në takim me këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, bën të ditur agjenda mediale e presidentit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pret në takim një delegacion franko-gjerman. Takimi fillon nga ora 09:00, në ndërtesën […]
Pas Kurtit edhe Thaçi i pret në takim këshilltarët e Merkelit dhe Macronit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me fillim nga ora 10:15 në Presidencë do të pres në takim me këshilltarët e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, bën të ditur agjenda mediale e presidentit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot pret në takim një delegacion franko-gjerman.
Takimi fillon nga ora 09:00, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Delegacioni gjermano-francez përbëhet nga këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, Jan Hecker dhe Emmanuel Bonne.
Vizita e këshilltarëve të dy njerëzve më të pushtetshëm të Evropës vjen në një kohë kur është shtuar presioni për heqjen e taksës dhe rinisjen e dialogut me Serbinë.
Vet kryeministri Kurti kërkon që Bashkimi Evropian të luajë rolin e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht dallimeve që ekzistojnë mes vendeve anëtare.











