Derisa Nicolas Pepe është duke pritur golin e tij të parë që kur iu bashkua Arsenalit këtë verë për shifër rekorde të klubit – 80 milionë euro, ish-skuadra e tij Lille ka gjetur një talent tjetër për shënim të golave, Victor Osimhenin.
Nigeriani 20-vjeçar ka shënuar pesë gola në pesë ndeshje në ligë, ndërsa ka ndihmuar tifozët e Lilles të harrojnë largimin e Pepes, pasi ai kishte shënuar 22 gola në ligë stinorin e kaluar dhe ndihmoi Lillen të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, shkruan sot Koha Ditore.
Osimhen u transferua për 12 milionë euro nga skuadra belge Charleroi dhe me tregun aktual dhe me formën e tij, duket blerje shumë e lirë.
I shpejtë, i gjatë, i fortë dhe shumë atletik, ai është në mënyrë ideale i përshtatshëm për stilin e lojës të Lilles me kundërsulme të shpejta, njëjtë siç ishte i përshtatshëm Pepe.
Aftësia e Osimhenit për të luajtur me shpinë nga porta, shpesh duke përdorur gjoksin për të zbritur në mënyrë mjeshtërore topat e gjatë poshtë dhe kthimi i shpejtë për t’u futur në zonë, e bën të vështirë atë që të ndalet nga mbrojtësit kundërshtarë. Për më tepër ai gjuan mirë me të dyja këmbët.