Këngëtarja Ciara ka bërë të ditur se ka humbur 12 kilogramë.
35 vjeçarja ka thënë për People se është kthyer në peshë siç ishte më herët, kjo pasi në korrik ajo ka lindur djalin e saj, Win.
Harrison, dhe në shtatzëninë me të kishte fituar kilogramë që i konsideronte të tepërt.
“Fizikisht tani trupi im ka ndryshuar. Sa më të vjetra që bëhemi trupi ynë ndryshon më shumë. Sa më shumë fëmijë që kemi trupi ynë ndryshon edhe më shumë”.
“Unë e ndjej se jam ngritur në një hap më lartë në aspektin e shëndetit të trupit të bëhem e sinqertë. Ndjehem më e motivuar dhe më plotësuar për të vazhduar para”, ka thënë Ciara, shkruan People.