Fakte të rëndësishme rreth stresit pas lindjes

Prishtinë | 29 Jan 2024 | 07:29 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit e konsiderojnë lindjen si fazën më të bukur dhe nuk pranojnë ta besojnë se një nënë mund të ndihet e shqetësuar pas lindjes.

Janë disa fakte rreth stresit pas lindjes për të cilat ndoshta nuk keni qenë në dijeni më parë.

Në shumicën e rasteve nënat e reja nuk janë të vetëdijshme që po vuajnë nga depresioni pas lindjes. Ato nuk janë të vetëdijshme rreth simptomave dhe prandaj nuk dinë ta kërkojnë ndihmën e duhur.

Depresioni pas lindjes prek lidhjen në mes të nënës dhe bebes. Nëse një nënë vuan nga depresioni pas lindjes, ajo e ka të vështirë të kujdeset siç duhet për foshnjën dhe madje e ka të vështirë të krijojë lidhjen e duhur emocionale.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me ndryshime hormonale. Ekziston mendimi se stresi pas lindjes shfaqet kryesisht për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin në organizimin e nënës. Mirëpo, mungesa e gjumit, lodhja fizike dhe faktorë tjerë janë gjithashtu shkaktarë të stresit pas lindjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme