Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka njoftuar se ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka ndarë me ndjekësit në InstStory.
Ndonëse nuk ka dhënë detaje më të hollësishme rreth llojit të vaksinës që mori, 25 vjeçari ka publikuar momentin kur është vaksinuar.
Mozzik (Foto: Instagram)
Ai shfaqet me maskë në fytyrë dhe duket se mori vaksinën në Zvicër, pasi po qëndron atje prej disa ditësh.
Një gjë të tillë ditën e djeshme (e martë) e ka bërë edhe partnerja e tij, reperja e njohur Loredana Zefi.
Të njëjtit po vazhdojnë të shijojnë një kohë të mirë në Zvicër, derisa po punojnë edhe në projekte të reja.
Ata së shpejti do të sjellin albumin e ri dhe një prej këngëve do të publikohet pas pak ditësh.