Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se teksti i letrës për Bashkimin Europian lidhur me referendumin e Katalonjës është i gatshëm , se tashmë e ka nënshkruar, porse kryeministrja Ana Bërnabiq nuk do ta dërgojë nesër Bruksel.
Sipas tij, do të veprohet kështu pas lutjes së Spanjës në mënyrë që atje të mos përkeqësohet situata. Letra, ka thënë ai, do të dërgohet më vonë në Bruksel, transmeton Koha.net.
Vuçiq ka shtuar se kryeministrja do ta nënshkruajë letrën pasi të kthehet nga vizita në Bruksel dhe këtë do ta bëjë pasi ta marrë pëlqimin nga Qeveria.
Shtyrja e dërgimit ë letrës në BE, siç përcjell Rts, nuk do të thotë që kryetari e kryeministrja e Serbisë kanë hequr dorë nga insistimi për pyetje për Bashkimin Europian pse Katalonja nuk mund e Kosova mund ta shpallë pavarësinë ligjshëm.