Mblidhet Grupi Parlamentar i VV-së, Kurti thotë se do të deklarohet pas takimit

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk e ka komentuar vendimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për të mos e mbështetur kandidatin e propozuar për president, Bekim Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Kurti, shkurt, tha se do t’u drejtohet mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar.

“Vullnetin për zgjedhjen e presidentit e kemi shndërruar në marrëveshje me LDK-në me emrin e përveçëm të profesor Bekim Sejdiut. Mbrëmë kemi pasur takim në VV me kryesinë, tash po shkoj në mbledhjen e Grupit Parlamentar e më pas do të mund të ju drejtohem”, tha Kurti.

Të ngjashme