Ekonomia Online
FUNDIT

Pas mbylljes së votimit, një burrë nga Gjilani shkon në qendrën e votimit dhe sulmon policin

Pas mbylljes së votimit, një burrë nga Gjilani shkon në qendrën e votimit dhe sulmon policin

Një person në Gjilan është arrestuar pas një sulmi ndaj një zyrtari policor.  I dyshuari kishte shkuar në një qendër votimi pas mbylljes së saj,  rreth orës 20:30. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës. Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti […]

Një person në Gjilan është arrestuar pas një sulmi ndaj një zyrtari policor. 

I dyshuari kishte shkuar në një qendër votimi pas mbylljes së saj,  rreth orës 20:30.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Rasti është cilësuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkuar në qendër votimi edhe pse qendra ishte mbyllur dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu larguar duke tentuar të sulmoj zyrtarin policor. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme