Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, e ka pranuar kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që qeveria e vendit ta shtyjë për 48 orë shqiptimin e gjobave.
Kurti u shpreh i lumtur që të do punojë me ShBA-të dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje në dy ditët e ardhshme.
“Falenderoj ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për shtyrje prej 48 orësh për vendosjen e gjobave për targat e paligjshme “KM” (dhe të tjera). Jam i lumtur që do të punoj me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kurti, në Twitter.
Pak minuta para tij, shte ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili po nëpërmes Twitterit i kërkoi Qeverisë së Kosovës, që ta shtyjë masën e gjobave për 48 orë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për këtë çështje.
Hovenier tha se këtë kërkesë ia ka bërë qeverisë për t’i lejuar ShBA-të dhe BE-në që t’i angazhojnë palët për të gjetur një zgjidhje.
“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, është shprehur Hovenier.