Pas Messit, PSG-ja e ka në plan edhe Ronaldon

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Mbape-Kristiano lëvizin portat e merkatos së verës së ardhshme. Është ky titulli me të cilin është hapur dje lajmi ekskluziv i së përditshmes spanjolle “AS”, nën firmën e gazetarit Tomazo Ronsero, i cili tregon se si PSG-ja dhe presidenti i saj, Naser Al-Khelaifi, pas afrimeve marramendëse në Francë të Lionel Mesit, Xhanluixhi Donarumës, Ashraf Hakimit, Serxho Ramosit dhe Xheorxhino Vajnaldumit, ka gati një plan për të mirëpritur edhe Kristiano Ronaldon.

Sigurisht që nuk ka shumë shanse që diçka kaq bombastike të ndodhë që në këtë dritare të merkatos, por ideja në kokën e emirit është një objektiv për korrikun e vitit 2022, kur portugezi do të mbyllë edhe kontratën e tij me Juventusin. “Ëndrra galaktike e Al-Khelaifit nuk njeh limite. Prandaj të jeni të sigurt se verën tjetër do të shohim te PSG-ja në aksion trion e mrekullive Ronaldo-Mesi-Nejmar”, vazhdon të lexohet brenda ekskluzives së prestigjiozes spanjolle. Dhe menjëherë, detaji i parë që të prek syrin dhe mendjen është:

Po Kilië Mbape nuk do të jetë pjesë e PSG-së? Dhe përgjigjja me shumë gjasë është “Jo”, pasi sulmuesi i talentuar transalpin ka gjithashtu një plan personal për të luajtur sa më shpejt në radhët e Realit të Madridit dhe këtë Mbape mund ta bëjë nga vera e ardhshme, për më tepër duke u transferuar në “Santiago Bernabeu” me parametër zero. Sigurisht, Al-Khelaifi nuk është i dorëzuar për të provuar rinovimin me yllin e “Gjelave”, të paktën për të mos e humbur me parametër zero. Por sido që të shkojë, rinovon apo jo Mbape, objektivi i radhës i PSG-së është Kristiano Ronaldo dhe “As” garanton se bisedimet kanë nisur.

Menaxheri i fuqishëm i CR7-ës, Zhorzh Mendesh, është vënë menjëherë në lëvizje, pasi pavarësisht faktit se sulmuesi aktual i Juventusit, verën tjetër do të ketë festuar edhe 37-vjetorin e tij, sido që të jetë, fiziku i tij ka treguar se është ende i aftë që të bëjë diferencën, por akoma më shumë se kjo, Kristiano Ronaldo është një magnet kur Kur Mesi dhe Ramos ndiznin shkëndija bëhet fjalë për marketingun dhe pa dyshim që në futbollin e sotëm pa paratë e sponsorëve është e vështirë që të mbijetohet në futboll.

Dhe mbi të gjitha, pasi arriti që të sjellë në Francë Lionel Mesin, diçka që pak kush e besonte se mund të ndodhte, Naser Al-Khelaifi, me planin “Ronaldo” kërkon dhe beson se do të mbetet në histori përjetësisht si presidenti dhe njeriu i vetëm që arriti të bënte të mundur që Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo të luajnë dhe të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë përkrah njëri-tjetrit.

Të ngjashme