Emma Roberts dhe Evan Peters janë ndarë.
Çifti i ka dhënë fund fejesës dhe lidhjes së tyre pesëvjeçare të dashurisë.
“Ata kishin mospajtime dhe debate të shumta por po përpiqeshin t’i tejkalonin dhe të vazhdonin lidhjen e tyre. Ndarja e tyre ka kohë që pritej”, ka thënë një burim pranë çiftit.
Ndarja e tyre e kohëpaskohshme ka bërë që në lidhjen e tyre të dashurisë të kenë edhe konfrontime të ashpra, por sipas këtij burimi çifti nuk kanë raporte të këqija.
Por, megjithatë duket se aktorja Roberts ka ecur tutje në jetën e saj – ajo është në lidhje me yllin e “Triple Frontier”, Garrett Hedlund.
Sipas një burimi pranë saj, Roberts dhe Hedlind kanë filluar të kalojnë kohë së bashku në shumë ngjarje të ndryshme para se të nisnin lidhjen e tyre të dashurisë.
“Ata kanë qenë në disa takime deri më tani, por lidhja e tyre nuk është serioze akoma. Emma po i merr gjërat me qetësi dhe nuk po ngutet që të ecë në hapat e tjerë të lidhjes së tyre por asaj me të vërtetë i pëlqen Garrett”, ka thënë një burim pranë saj.
Para lidhjes me aktoren 28 vjeçare, Garrett Hedlund ka qenë i fejuar me kolegen e tij nga “On the Road”, Kirsten Dunst nga 2011 deri në vitin 2016.