Britania ka vazhduar me paqartësitë për Brexitin, pasi deputetët laburistë dhe kabineti i ministrave kanë dhënë dorëheqje, duke bërë thirrje që të ndalen kërcënimet për Brexitin pa marrëveshje, derisa bisedimet me Bashkimin Evropian po vazhdojnë.
Shtatë deputetë kanë dhënë dorëheqje të hënën nga Partia Laburiste, për shkak të qasjes së liderit Jeremy Corbyn, duke krijuar ndarjen më të madhe të grupit opozitar në 40 vjetët e fundit.
Ata kanë pohuar se Corbyn ka dështuar të promovojë thirrjen për referendumin e dytë lidhur me vendimin e Britanisë që të largohet nga BE-ja, transmeton Koha.net. Ata tani do të jenë deputetë të pavarur. Kryeministrja Theresa May, ka vazhduar bisedimet në Bruksel. Para nisjes së këtyre bisedimeve, katër ministra i kanë bërë thirrje kryeministres që të ndalojë kërcënimet për mosmarrëveshje rreth Brexitit.