Kryetari i AAK-së, Ramush Haraidinaj, i ka bërë thirrje krerëve të institucioneve që të reflektojnë krahas zhvillimeve të fundit në Ukrainë.
Haraidnaj i ka bërë thirrje presidentes, kryeparlamentarit dhe kryeministrit për tri çështje.
“Pushtetarë të Kosovës: Presidente, Kryeministër, Kryeparlamentar, 1. Kthejeni projektin e gazsjellësit amerikan Shkup-Prishtinë; 2. Përfundojeni Strategjinë Nacionale të Sigurisë; 3. Miratojeni Ligjin e Donacioneve për Ushtrinë e Kosovës. Thirrni ndërgjegjës suaj për hir të fëmijëve tanë”, ka shkruar Haradinaj.