Gjermania ka paguar miliona euro për skandalin e ashtuquajtur Panama Papers që zbuloi evazionin fiskal.
Zyra Federale e Krimit (BKA) tha se do të vendoste inventarin e shumë milionë dosjeve në formë elektronike për të mundësuar kështu një vlerësim më të hollësishëm.
Ndonëse nuk u konfirmua shuma e paguar nga Gjermani, burimet qeveritare u treguan mediave gjermane se bëhet fjalë për 5 milionë euro (5.7 milionë dollarë), transmeton Klan Kosova.
Dokumentet e zbuluara vitin e kaluar i ekspozuan njerëzit e pasur dhe të fuqishëm, të cilët kishin përdorur “strehë” të taksave për të fshehur pasurinë e tyre.
Skandali Panama Papers ishte një nga më të mëdhenjtë në histori.
Disa nga dokumentet janë publikuar nga media të ndryshme por shumë prej tyre mbeten të pabotuara.