Pas paralajmërimit për grevë nga SBASHK-u, ministrja Nagavci takon Këshillin e Prindërve të Kosovës

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Jeton Demi.

Në këtë takim është diskutuar për çështje të rëndësishme në arsim, ndryshimet e nevojshme legjislative në këtë sektor dhe ato të cilat janë në proces të ndryshimit, përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2022/2023, si dhe të drejtën e nxënësve për të vijuar mësimet pa asnjë pengesë.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, Ministria e Arsimit është e përkushtuar që të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë akterët, përfshirë edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, marrë parasysh rëndësinë që ka roli i prindërve në të gjitha proceset në arsim.

Ministrja Nagavci dhe kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi u pajtuan që çdo kërkesë e arsyeshme dhe e argumentuar të shtyhet përpara, në mënyrë që ky Këshill të jetë sa më efektiv në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive që ka.

Të ngjashme