Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, tash e disa muaj po vazhdon me turneun e saj të koncerteve “Phoenix”.
Pas përfundimit të një pjese të suksesshme të këtij turi, biondina ka gjetur edhe pak kohë për veten duke shijuar disa ditë të mira pushimi.
Meqë është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk ka ngurruar që të ndajë me fansat e saj një seri imazhesh nga pushimet.
“Këto janë disa nga fotografitë e mia pas përfundimit të turneut dhe pas largimit për një javë. Vetëm unë dhe vetja ime. Është shumë e rëndësishme të mbrosh energjinë dhe të gjesh pak kohë pas këtij turneu. Por nuk mund të qëndroj atje përgjithmonë. Shihemi nesër Wembley”, ka shkruar ajo.
Biondina 28-vjeçare ka vënë në pah format trupore, e cila duket se këto pushime po i kalon në Ibiza të Spanjës nën shoqërimin e ish të dashurit Andrew Watt.
Ajo këtë kohë po ashtu ka sjell edhe një bashkëpunim me Dj Tiesto dhe Jonas Blue, projekti i të cilëve mban titullin “Ritual”.
Kujtojmë që albumin e saj të dytë “Phoenix”, pas atij “Ora”, këngëtarja shqiptare e ka publikuar në nëntor të vitit 2018 -të.