Pas përfundimit të seancës parlamentare në Shqipëri, Berisha: Marrëveshja Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka dalë në një tjetër deklaratë përpara seancës parlamentare.

Berisha ka ritheksuar se vendimi i djeshëm i kryetarit të Partisë Demokratike ka ardhur si rrjedhojë e një marrëveshje mes kryeministrit Edi Rama dhe Lulzim Bashës, në kurriz të zgjedhësve.

Lideri historik demokratik u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij është për rrënuar opozitarizmin në Shqipëri. Sipas ish-kryeministrit, ai do të marrë çdo nismë brenda Partisë Demokratike për ta rikthyer PD-në piedestalin që meriton.

“PD-ja është parti e lirive dhe e të drejtave njerëzore, parti e kushtetueshmërisë dhe e interesit të shqiptarëve. Shqiptarët me integritet dhe me vendosmëri do dinë të zgjedhin. Do të marr çdo nisëm struskore për ngritjen e PD-së në pediestalin e saj, unë vijon të jem anëtar i PD-së, pakti Rama-Basha nuk ka asnjë mbështetje ligjore.Unë në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së dhe do të jetë shumë e afërt dita kur partia Demokratike do të fitojë forcën për të shporrur një klik sunduese të drogës, dhe pazaret e shpifura. Grupi parlamentar ishte në krahun e vet”, ka thënë Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme