Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie është duke zhvilluar një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në orët e mbrëmjes.
Burime të ndryshme tregojnë takimi ka të bëjë me iniciativën e 43 deputetëve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të shfuqizuar Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrat e Prokurorit.
Më herët, ambasadori i Shteteve të Bashkuara kritikoi ashpër idenë për të ndryshuar Ligjin e Gjykatës Speciale. Në një postim në Twitter, Delawie tha se kjo mund të izolojë globalisht Kosovën.
“Ide e tmerrshme. Mos e ktheni orën mbrapa”, shkroi Delawie.
Vetëm pak minuta më vonë, ai shkroi një postim, me një gjuhë edhe më të ashpër: “Ne nuk kemi investuar aq shumë në përpjekjen e suksesit të Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen duke e shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale”, shkruan ambasadori Delawie në Twitter.