Ekonomia Online
FUNDIT

Pas Petkoviqit edhe Lista Serbe del kundër vendimit të Qeverisë për pronat në Leposaviq

Pas Petkoviqit edhe Lista Serbe del kundër vendimit të Qeverisë për pronat në Leposaviq

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit Për këtë pas drejtorit të ashtuquajturit “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka […]

Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, Komuna Leposaviq”, është thënë në njoftimin e zyrës së kryeministrit

Për këtë pas drejtorit të ashtuquajturit “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka reaguar edhe Lista Serbe, subjekt politik i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Ky subjekt politik pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti “nuk po ndalet me veprime të njëanshme”.

“Populli serb nuk do të lejojë zbatimin e aktiviteteve që synojnë vazhdimin e militarizimit të veriut, pushtimin e komunave serbe dhe shtimin e pranisë së forcave speciale të Prishtinës apo disa njësive të tjera në veri. të Kosovës, pasi prezenca e tyre prej muajsh është problematike, si dhe është e paligjshme dhe kundër interesave të qytetarëve në veri”, thuhet në reagimin propagandues të Listës Serbe.

Të ngjashme