Pas protestave të George Floyd–anëtarët e Gardës Kombëtare të vendosur në Washington DC infektohen me Coronavirus

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 18:20 | Nga Ekonomia Online

Disa anëtarë të Gardës Kombëtare në Washington, DC, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pasi u vendosën për mbrojtje në protestat e SHBA-së si pasojë e vdekjes së George Floyd.

Sipas mediave të huaja, Garda Kombëtare thotë se nuk do të zbulojë numrin e anëtarëve të infektuar për shkak të “sigurisë operative”.

City curfews going into effect nationwide - ABC News

Anëtarët ishin midis 1,300 trupave të dërguara në kryeqytetin amerikan, gjatë demonstratave masive që filluan para disa ditësh.

Atyre iu bashkuan pothuajse 4,000 trupa shtesë edhe nga shtetet e tjera të Amerikës.

Autoritetet nga task-forca në Shtëpinë e Bardhë, thonë se kanë frikë për rritjen e rasteve të lidhura me trazirat civile mbarëkombëtare e shkaktuar nga protestat si pasojë e vdekjes së Floyd. 

Të ngjashme