Pas reshjeve rritet niveli i ujit në liqenet akumuluese

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 12:09 | Nga Ekonomia Online

KUR”Prishtina” , pas reshjeve të fundit atmosferike, në një komunikatë për medie, ka njoftuar se niveli i ujit në Batllavë e Badoc është ngritur. Si pasojë, uji është turbulluar dhe ujësjellësi rajonal detyrohet të punojë me kapacitete optimale.

Komunikata e plotë:

KUR”Prishtina” sh.a.  mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të shiut ditëve të fundit, kemi pasë një ngritje të lehtë të nivelit të ujit në dy liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.

Me këtë rast, për shkak të reshjeve të dendura atmosferike është tutbulluar uji në liqene, andaj tash për tash jemi të detyruar të punojmë me kapacitete optimale në fabrikat e trajtimit , për të ruajtur cilësinë e ujit të pijshëm.

Kjo situatë do të tejkalohet shumë shpejtë.

Ofrimi i shërbimeve cilësore dhe rritja e qëndrueshmërisë financiare të kompanisë është synimi ynë aktual dhe i së ardhmes.

UJË  TË  PASTËR  PËR  JETË  TË  SHËNDETSHME!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme