Policia e Kosovës ka njoftuar se dy pj3sëtarë të saj kanë marrë lëndime kur kishin ndërhyrë gjatë një rrahjeje ndërmjet disa personave të dehur, të dielën në Shtërpcë.
Në raportin e policisë saktësohet se incidenti kishte ndodhur rreth orës 02:35. Në rrahje masive janë përfshirë disa të dyshuar meshkuj kosovarë shqiptarë – të gjithë nën ndikim të alkoolit.
Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë, njoftohet në raportin ditor.
Me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.