Pas rrëzimit, Kurti dhe lëvizja e tij duhet të reflektojnë për raportet me ShBA-në

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 14:02 | Nga Hajzer Salihu

Kurti e ka plotësisht në dorën e tij situatën për tu penduar dhe për të përmirësuar sjelljet e tija të gabuara politike, që i ka bërë ne raport me aleatin strategjik të shqiptarëve, SHBA-në.

Ai fillimisht do duhej që për një moment të kthehet mbrapa në histori dhe të shihte mbështjetjen qe administratat e SHBA-ve kanë dhënë për popullin shqiptarë qe nga shekulli i XIX e këtej, e në mënyrë të veçantë ne këto 30 vitet e fundit! Për me tepër do duhej që raportet me SHBA ti shikonte se paku nga prizmi i mbështetjes së tyre ne raport me Konferencën e Rambouillet dhe Pakon e Ahtisarit, ku pas garancës se tyre erdhi intervenimi i NATO-së dhe Pavarësia e Kosovës. Po të bënte një krahasim ne mes qëndrimeve të tija politike lidhur me ato momente historike të lartëcekura dhe qëndrimeve dhe përkrahjes së SHBA-së, besoj se nuk do ta kishte të vështirë ta kuptonte, pasi që shihet se ato kan qenë gjithmonë ne mbështetje të kauzave tona.

Duke njohur ndikimin e tijë të plotë brenda të gjitha strukturave organizative të brendshme dhe të jashtme të LVV-së, ai duhet qe ne mos për 26% të trupës elektorale qe përkrah atë dhe LVV, të paktën për hirë të 74% tjetër të kësaj trupe elektorale ne Kosovë, të veproj urgjentisht në ndalimin e propagandës se grupeve të organizuara të militantëve dhe aktivistëve të cilët ne mënyrë të sinkronizuar përmes qendrave të koordinuara po bëjnë fushatë të egër ndaj qdo gjëje që s’përfaqëson LVV. E tëra kjo bëhet ne mënyrë sistematike dhe tepër të sofistikuar përmes krijimit të shumë adresave “fake”, nepër rrjete sociale nga të cilat pastaj lëshojnë fyerje, sharje, linçime dhe kërcenime për secilin qe nuk pajtohet me politikat dhe opinionet e z. Kurti dhe Ideologjinë e LVV.

Andaj nëse ai e do popullin me të vertetë ashtu siç edhe deklarohet, duhet që të reflektoj brenda vetës, e përmes tij edhe brena lëvizjes që drejton.

Të ngjashme