Pas rrëzimit të aplikimit për anëtarësim në KE, Lushaku-Sadriu: Kosova paguan çmimin e moskoordinimit

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 23:08 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pas dështimit të Kosovës për shqyrtimin e aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lushaku-Sadriu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se diplomacia e Kosovës aktualisht është e çorientuar.

“Dështimi i shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për antarësim në Këshillin e Evropës dëshmon se sa e ç’orientuar është diplomacia e Kosovës aktualisht. Katër shtete njohëse e aleate të Kosovës: Italia, Franca, Gjermania dhe Britania kanë votuar kundër. Dëshmi e pastër që aplikimi nga Kosova ka qenë vendim i pakoordinuar me shtetet mike”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme