Paraguai hapi sot ambasadën në Jerusalem si vendi i dytë pas Guatemalës, e cila ka ndjekur hapat e ShBA-së dhe vendosi që përfaqësinë diplomatike në Izrael ta zhvendosë nga Tel Avivi në qytetin për të cilin palestinezët pohojnë se duhet të jetë kryeqyteti i tyre.
Presidenti i Paraguait Horasio Kartes dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu morën sot pjesë në hapjen solemne të ambasadës, transmeton Reuters.