Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli një ditë më parë rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 20 nga 21 Komunat, të cilat u mbajtën më 14 nëntor 2021.
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë deponuar dy ankesa.
Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-it, Mulë Desku, ka thënë për Indeksonline se janë paraqitur dy ankesa për komunën e Prizrenit dhe Kllokotit.
Pas përfundimit të afatit të ankesave, KQZ-së do t’i hapet rruga për të certifikuar rezultatin në komunat ku u zhvillua balotazhi më 14 nëntor.
Sipas burimeve të Indeksonline, gjatë javës së ardhshme në disa komuna pritet të nisin edhe zyrtarisht punën disa nga kryetarët e rinj që fituan zgjedhjet lokale.