Ndoshta ju e keni harruar videoklipin e këngës “Shpirti im binjak” të artistes Soni Malaj. Pjesë e videoklipit të këngës ka qenë aktori i njohur Blerim Destani.
Sot ai është një yll në Gjermani, dhe adhurim i shumë vajzave. Gjithsesi, kur u xhirua videoklipi u aludua se Soni dhe Blerimi kishin një flirt së bashku.
Dyshja nuk foli asnjëherë rreth kësaj gjëje. E ftuar në emisionin “Jo vetëm modë”, Soni ka sqaruar një herë e mirë këtë histori që daton para 10 vitesh.
“Blerim Destanin e kam zbuluar nga një lajm në gazetë. Po kërkonim një djalë perfekt për klipin pasi kënga ishte bërë hit. Arjon Muça ka qenë zgjedhja e parë, por na duhej dikush me tipare më të zeza, më maço. Dhe rastësisht në shtëpi shoh foton e Blerimit në një lajm dhe thashë kush është ky djalë? Më pas mora avokatin tim në telefon dhe i thashë. Ramë në kontakt me Blerimin dhe ka ardhur pa asnjë detyrim. Gjatë xhirimeve të klipit ka qenë e pranishme edhe nëna ime. Në skenar ka qenë edhe një puthje në fund të klipit, por duke qenë se kishte shumë njerëz e lamë me një puthje shumë ‘friendly’, thjesht me një përqafim” – ka treguar Soni.