Ekonomia Online
FUNDIT

Pas spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore, Kate Middleton shfaqet në publik me Princin William

Pas spekulimeve mbi gjendjen shëndetësore, Kate Middleton shfaqet në publik me Princin William

Princesha Kate Middleton i është rikthyer jetës së përditshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu disa javë më parë. 42-vjeçarja u pa duke hyrë në një dyqan ferme së bashku me princin William, që ndodhet afër shtëpisë së tyre në Adelaide. Sipas njerëzve që e kishin parë, ajo dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme, […]

Princesha Kate Middleton i është rikthyer jetës së përditshme pas ndërhyrjes kirurgjikale që kreu disa javë më parë. 42-vjeçarja u pa duke hyrë në një dyqan ferme së bashku me princin William, që ndodhet afër shtëpisë së tyre në Adelaide.

Sipas njerëzve që e kishin parë, ajo dukej e lumtur, e relaksuar dhe e shëndetshme, teksa ecte krah bashkëshortit të saj.

Sipas The Sun, ka qenë një fundjavë e ngarkuar për Princeshën, pas lajmeve për fotografinë e edituar, që u publikua më 8 mars, në Ditën e Gruas.

Edhe javët e fundit, memet dhe teoritë e konspiracionit kanë shkaktuar shqetësime dhe pyetje mbi gjendjen aktuale të Princeshës.

Spekulimet u intensifikuan më tej pikërisht pasi Pallati Kensington publikoi foton e edituar, për të cilën vetë Kate kërkoi falje.

Të ngjashme