Mbi 110 mijë veta janë angazhuar në operacionin e kërkim shpëtimit në Japoni, pas Tajfunit Hagibis që goditi këtë shtet të shtunën.
Ky tajfun, më i rëndi në historinë e dekadave të fundit, ka lënë të vdekur 37 veta dhe 20 të tjerë janë të zhdukur, shkruan BBC.
Tajfuni ka shkaktuar anulimin e tre ndeshjeve të Kupës së Botës në Ragbi, por që ndeshja kyçe ajo mes Japonisë dhe Skocisë është zhvilluar.
Pas takimit që Japonia e fitoi 28-21, trajneri Jamie Joseph ka nderuar të gjithë ata që janë prekur nga kjo katastrofë.
“Për secilin që është prekur nga tajfuni, kjo ndeshje ishte për ta. Masa ishte në përkrahje masive për ne, dhe sot kjo ishte më shumë se një ndeshje”, ka pohuar ai.