Ekonomia Online
FUNDIT

Pas takimit me Thaçin, ambasadori britanik shkon në zyrë të Kurtit

Pas takimit me Thaçin, ambasadori britanik shkon në zyrë të Kurtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott. Sic njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për pandeminë COVID-19, dhe veprimet dhe masat që institucionet qeverisëse të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie. “Kryeministri në detyrë, Kurti […]

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Sic njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u diskutua për pandeminë COVID-19, dhe veprimet dhe masat që institucionet qeverisëse të Republikës së Kosovës kanë ndërmarrë, me qëllim parandalimin e përhapjes së kësaj pandemie.

“Kryeministri në detyrë, Kurti e njoftoi Ambasadorin Abbott mbi mbarëvajtjen e vendimeve të deritanishme dhe për vendimet e reja që ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë. Ai rikujtoi se për të dhe Qeverinë në detyrë ruajtja e shëndetit publik mbetet prioriteti me i lartë, derisa vëmendje dhe kujdes i veçantë po i jepet edhe shëndetit të ekonomisë”, thuhet në komunikatën e ZKM’së.

Sic thuhet në këtë njoftim “Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Abbott, vlerësoi punën e Qeverisë dhe institucioneve tjera përgjegjëse për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19 dhe përsëriti përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar”.

Ndryshe, Abbott sot, bashkë me ambasadorët e tjerë të Quint’it, është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.

Të ngjashme