Pas të moshuarit në Tiranë, një tjetër i vdekur gjendet në rrugët e Durrësit

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Pas vdekjes së një 79 vjeçari në Tiranë, policia njofton se ka gjetur një tjetër trup të pajetë në një prej rrugëve të Durrësit.

Autoritetet njoftojnë se është gjetur i pajetë shtetasi 44 vjeçar me inicialet E.K. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk rezultojnë të jenë konstatuar shenja dhune.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Të ngjashme